INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ka bërë sherret për famë? Don Xhoni tha që s’do bashkëpunonte kurrë me të, RINA i përgjigjet publikisht: S’kam nevojë…

I ka bërë sherret për famë? Don Xhoni tha që s’do bashkëpunonte kurrë me të, RINA i përgjigjet publikisht: S’kam nevojë…

Publikuar më: 15:28 01-11-2020

Rina Balaj, këngëtarja kosovare e ftuar në emision “Shiko Kush Luan”, e cila ishte pjesë e lojës “PaintBall” ku ju bënë disa pyetje duke u përgjigjur se me asnjë artist nuk ka marrëdhënie të këqija dhe se do bënte bashkëpunime me të gjithë artistat.

Ajo ka rrëfyer se sherret e saj me artistë të ndryshëm i ka bërë për arsye se ishte në fillim të karrierës së saj dhe dëshironte të fitonte pak famë.

“I kam bërë sherret për famë, sot nuk kam nevojë për to”– është shprehur Rina.

Gjithashtu reperja e njohur është ftuar të komentojë deklaratën e Don Xhonit, i cili është shprehur se nuk do bënte kurrë bashkëpunim me të dhe Rina u përgjigj shumë thjeshtë.

“Ajo është dëshira e tij, nuk mund t’i them bëje të lutem një bashëpunim me mua, skam nevojë”.

Article Logic
Execution time: 0.0045211315155029