INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Jemi zënë për…"/ Dikur shoqe të mira, sot Kejvina nuk flet me modelen e njohur shqiptare: Ka abuzuar me mua…

Publikuar më: 14:33 01-11-2020

Kejvina thella është një ndër modelet më të njohura shqiptare, fama e së cilës i ka kaluar kufijtë tanë. E themi këtë sepse jo rrallë herë është bërë pjesë ose imazh e firmave të njohura të huaja.

Gjatë kohës së qëndrimit në Amerikë, e kemi parë shpesh herë të foto e video me modelen e njohur Vildane Zeneli, mirëpo së fundmi është përfolur se dy modelet janë zënë.

vines.png

 

Kejvina Kthella ishte e ftuar mbrëmjen e së shtunës në "Shiko Kush LUAN", ku u bë pjesë e sfidave të ndryshme. Gjatë sfidës “Ndaje ose zhyt duart në …”, Kejvina u pyet nëse është e vërtetë që është zënë me Vildanen dhe arsyen e kësaj zënke.

“Thuhet se shoqëria mes teje dhe Vildane Zenelit nuk ekziston më, duam të dimë arsyen e kësaj zënke. Ndaje sot me ne arsyen në “Shiko Kush Luan” ose zhyt duart në…”,- ishte kjo pyetja që iu bë modeles, e cila zgjodhi të përgjigjej.

 

 

“Po jam zënë me Vildanen, kemi kohë të gjatë që nuk flasim më dhe arsyeja është se për faktin se unë kam qenë e vetme atje, ajo është munduar disi të abuzojë pak me mua”, tha Kejvina duke shtuar me shaka: “Jemi zënë për karikues”.

Article Logic
Execution time: 0.0043010711669922