INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I jep fund beqarisë! Martohet sot Gaz Paja, dalin detajet e ceremonisë luksoze [FOTO]

I jep fund beqarisë! Martohet sot Gaz Paja, dalin detajet e ceremonisë luksoze [FOTO]

Publikuar më: 15:04 01-06-2019

Gaz Paja është një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë i cili prej vitesh e ka bërë publikun të qeshë me batutat e tij dhe me rolet e shumta humoristike. Prej disa kohësh, Gazi ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Fillimisht e mbajti shumë hermetike romancën e tij, por pak muaj më parë aktori bëri një deklaratë të ëmbël për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”. Më pas u zbuluan detaje për bukuroshen dhe u mësua se quhet Ira Seferi e ata nuk i kursyen fotot publike bashkë.

Një dasmë e improvizuar u organizua të dielën e fundit të sezonit “Portokalli”, ku vetë aktori në rolin e Ylvi Bakërrit ishte ftuar bashkë me Genën të këndonin në dasmën e Gaz Pajës.

Por edhe pse nuk kishte bërë publike një datë të ceremonisë së vërtetë të martesës me partneren e tij Ira Seferi, “Panorama Plus” mëson se dasma VIP e shumë përfolur organizohet sot në mbrëmje në ambientet e hotelit luksoz “Plaza” në qendër të Tiranës.

Të ftuarit kishin disa ditë që morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftojnë të marrin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.

Me kostumet e dizenjuara nga stilisti Joni Peçi, Gazi do të jetë në stilin “haute couture”.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe, natyrisht, që për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat, që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni me djegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhee puthjes së çiftit dhe patjetër që do të ketë dhe mbyllje ekzaltuese siç është heqja e kravatës dhe argëtimi pa frena.

Nuk dihet nëse Gazi do të postojë video live apo “Story” në “Instagram” nga ceremonia, edhe pse këtë nuk e bëri as me festën e beqarisë.

gaz-paja11.jpg

gaz-paja2.jpg

gaz-paja5.gif

auto_auto_5cebfca8a8dff61047804_2481744375190802_2791853154717663232_n15589721131559392434.jpg

auto_auto_5cebfcb7f045361461157_2481744378524135_1062501791507152896_n15589721111559392434.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040578842163086