Aktori i humorit, Gazmend Paja, ka kurorëzuar ditën e djeshme në datën 1 Qershor, dashurinë e tij, me bukuroshen ose siç ai pëlqen ta quajë të “bukurën e dheut”, Ira Istrefi. Çifti i cili ka kryer celebrimin në tarracën e Bashkisë së Tiranës, nën udhëheqjen e Erion Veliaj dhe më pas ka nisur festa me familjarët e miqtë e tyre.
Ata janë pritur me emocione nga 300 të ftuarit specialë. Çifti ka zgjedhur këngën e Alban Skenderaj “Unë dhe ti” si kolonën zanore të kërcimit të tyre të parë si burrë dhe grua.
Ira dukej si princeshë e veshur me një fustan përrallor dhe çifti e kanë ndezur skenën duke kërcyer kërcyer në mes të saj teksa të ftuarit duartrokisnin.
Sigurisht që nuk mund të mungonte dhe një surprizë nga Gazi. Aktorin e kemi parë edhe në \"Portokalli\" teksa këndon dhe të mos këndonte në dasmën e tij nuk do kishte \"lezet\". Nën shoqërinë e këngëtares mjaft të dashur Aurela Gaçe, Gazi ka kënduar për të bukurën e tij dhe për të ftuarit.
gazi kendon ne dasmen e tij from Vimeointv.al on Vimeo.
![Gaz Paja martohet me ''të bukurën e dheut'', të ftuar VIP, surpriza, shihni pamjet brenda dasmës përrallore [VIDEO]](https://cms.intv.al/media/k2/items/cache/dc338e4f3a562cf9594de75e5d9e2bd6_L.jpg)