INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gaz Paja i jep fund beqarisë dhe nisin përgatitjet e dasmës me ''të bukurën e dheut''? Flet për herë të parë aktori [FOTO]

Gaz Paja i jep fund beqarisë dhe nisin përgatitjet e dasmës me ''të bukurën e dheut''? Flet për herë të parë aktori [FOTO]

Publikuar më: 14:28 09-05-2019

Gaz Paja është një ndër aktorët më të njohur të humorit në vendin tonë i cili prej vitesh e ka bërë publikun të qeshë me batutat e tij dhe me rolet e shumta humoristike. Prej disa kohësh, Gazi ka pohuar se po shijon një histori dashurie me një vajzë bjonde. Fillimisht e mbajti shumë hermetike romancën e tij, por A pak muaj më parë aktori bëri një deklaratë të ëmbël për partneren, duke e cilësuar atë si “e bukura e dheut”. Më pas u zbuluan detaje për bukuroshen dhe u mësua se quhet Ira Seferi e ata nuk i kursyen fotot publike bashkë.

Mirëpo siç duket aktori dhe partnerja e tij paskan vendosur ta çojnë lidhjen në një tjetër nivel pasi sipas news31.al Gazi do t’i japë fund beqarisë këtë verë teksa po bëhet gati për një dasmë të madhe. 

Pasi këtij lajmi Iconstyle.al kontaktoi personalisht me Gazin, por aktori preferoi të mos japë detaje rreth këtij lajmi.

“Jeta ime private është e shenjtë dhe preferoj të mos flas rreth kësaj teme”, u shpreh Gazi.

Urime Gazi, deri atëherë s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim!

gazua.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768