INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I bezdisshëm dhe tinëzar”, mendimi i shokut të ekipit për Neymar

“I bezdisshëm dhe tinëzar”, mendimi i shokut të ekipit për Neymar

Publikuar më: 15:33 27-09-2018

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Thomas Meunier, ka pranuar se mënyra e lojës së shokut të ekipit Neymar shpeshherë është e bezdisshme për kundërshtarët. Neymar, i cili njihet për klasike tij, ndonjëherë ekzagjeron ndaj kundërshtarëve të cilët nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse t’i ndërhyjnë keq.

Gjithsesi, Meunier mendon se stili i lojës së brazilianit është shumë i vlefshëm për PSG. “Ai është një lojtar shkatërron nervat e kundërshtarëve. Ai mund të ndalojë befasisht me topin dhe këtë gjë ka raste që e bën shumë shpesh.

“Është e bezdisshme, mund ta kuptoj. Gjithashtu është një avantazh për ne. Dy apo tre lojtarë kanë marrë karton të verdhë prej tij. Më pasa ata duhet të kontrollojnë veten dhe ky është një avantazh për Ney. Ai gjithashtu di si të jetë tinëzar. Është diçka e mirë për ne dhe ai e bën shumë mirë.”

Article Logic
Execution time: 0.0037281513214111