INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
UEFA vendos për kartonin e kuq të Ronaldos, ja sa do mungojë portugezi në Champions

UEFA vendos për kartonin e kuq të Ronaldos, ja sa do mungojë portugezi në Champions

Publikuar më: 14:37 27-09-2018

Sulmuesi i Juventus, Cristiano Ronaldo, është pezulluar me një ndeshje në UEFA Champions League që do të thotë se ai do të jetë në fushë kur Juventus të ndeshet me Manchester United.

Ronaldo ka marrë karton të kuq në minutën e 29’ në ndeshjen debutuese me Zonjën në Champions ndaj Valencia-s, pas përplasjes me Jeison Murillo. Ndeshja eventualisht u fitua 2-0 nga italianët.

Tashmë është zyrtarizuar nga UEFA se ai do të qëndrojë larg fushave për një ndeshje, ndaj Young Boys më 2 tetor, por do të ketë mundësinë të rikthehet për ndeshjen e 23 tetorit ndaj Manchester United.

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219