INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni me DETAJE ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT

Publikuar më: 11:29 11-01-2023

Po vjen dita e mërkurë dhe po shkojmë në zemër të këtij muaji të janarit 2023. Tani i jemi kthyer rutinës pas një periudhe të gjatë pushimesh.

Tashmë janë angazhimet e përditshme dhe profesionale ato që shënojnë ditët tona.

Si nisi ky vit i ri? Pas kthimit nga pushimet, axhenda është plot angazhime, megjithatë, jeni kuriozë të dini se si do të shkojë kjo ditë dhe cilat do të jenë shenjat më me fat!

A do të ketë dashuri me shikim të parë? Promovime në punë? Mjafton ta zbulojmë me parashikimet gjithmonë të përpikta të astrologut Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Horoskopi i Dashit: Po kërkoni risi në historinë tuaj të dashurisë apo, ndoshta, edhe diçka transgresive. Në punë gjithçka po ecën me shpejtësi, mund të keni marrë tashmë propozime të rëndësishme. Nga ana tjetër, ata që presin një mundësi pune, kjo është me të vërtetë koha e duhur.

Horoskopi Demi: Nuk jeni në formë dhe kjo ndikon edhe në jetën tuaj të dashurisë. Jeni duke jetuar në një periudhë pasigurie të thellë. Kjo gjendje pakënaqësie ka pasoja edhe në aspektin e punës, doni të bëni ndryshime. Por do të ishte më mirë as mos i nxitni dhe as mos i nxitoni gjërat.

Horoskopi i Binjakëve: Prej disa kohësh po kaloni një periudhë konfuzioni, dëshironi të rregulloni jetën tuaj të dashurisë. Nga pikëpamja profesionale, megjithatë, mundësitë e mira janë në ajër. Mund të mbyllni një marrëveshje të mirë.

Horoskopi i Gaforres: Është koha për të lëvizur. Disa prej jush që janë vetëm kanë qenë vetëm për një kohë të gjatë tani duhet të fillojnë të dalin nga guacka. Vetëm kështu mund të keni mundësinë të njihni shpirtin tuaj binjak. Shmangni nxitjen e fërkimeve në vendin e punës, mos i hani provokimet.

Horoskopi i Luanit: Nuk është një moment kthjelltësie për ju të lindur nën shenjën e Luanit, veçanërisht në dashuri. Mos merrni vendime në këtë moment konfuzioni, prisni që të vijnë kohë më të favorshme. Puna mund të ketë mundësi të mira për ju dhe kjo pritet të ndodhë në një afat të shkurtër.

Horoskopi i Virgjëreshës: Nëse keni probleme pezull në historinë tuaj të dashurisë, kjo e mërkurë 11 është dita e duhur për të folur dhe për të kërkuar një zgjidhje. Mos u bllokoni. Do t’ju duhet të punoni pak më shumë nëse doni të kapërceni këtë fazë të ngecjes së punës, gjithçka varet nga ju, sepse ju e keni atë që duhet për të pasur sukses.

Horoskopi i Peshores: Dita juaj do të karakterizohet nga nervozizëm. Mos u përthithni nga kjo gjendje shpirtërore dhe madje në raportin tuaj përpiquni të flisni qartë për atë që po përjetoni. Vetëm atëherë mund të gjeni një zgjidhje. Nuk është një periudhë emocionuese edhe nga pikëpamja profesionale. Do të jetë e rëndësishme që të bëni kompromis.

Horoskopi i Akrepit: Në përgjithësi, mund të mbështeteni në ndihmën e yjeve për të zgjidhur çështjet sentimentale që i keni zvarritur prej disa kohësh. Për punën, nga ana tjetër, mendoni se gjithçka që po bëni tani, është një investim në të ardhmen tuaj. Frytet do të vijnë së shpejti.

Horoskopi i Shigjetarit: Mos u rrëmbeni nga disa provokime se mund të rrezikoni diçka të rëndësishme nga pikëpamja sentimentale. Nga ana tjetër jeni gati të merrni oferta pune që do t’ju japin mundësinë të rriteni profesionalisht. Jini të durueshëm.

Horoskopi i Bricjapit: Nuk është rasti që të përballeni me një çështje sentimentale ndaj kujdes mos i merrni gjërat majë më majë. Nuk është koha e duhur për të zgjidhur problemet e marrëdhënieve. Nuk ka lajme të mëdha në aspektin profesional, ky fillim viti është mjaft i qetë për ju, por gjërat do të ndryshojnë së shpejti…

Horoskopi i Ujorit: Është një kohë pozitive për dashurinë, mos i humbisni mundësitë që ju presin. Në ndërkohë, do t’ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme nga pikëpamja profesionale. Po vijnë ndryshime që do t’ju bëjnë të rriteni profesionalisht.

Horoskopi i Peshqve: Mundohuni të ruani qetësinë, nuk ka kuptim të rrëmbeheni nga emocionet. Fundja, kjo është mënyra e vetme për të arritur qëllimet tuaja sentimentale. Nuk po dilni nga një periudhë jo fort e favorshme pune, por mos u shqetësoni, do t’ju duket absurde, por edhe ky është një investim për të ardhmen tuaj.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715