INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

HOROSKOPI DITOR sipas Paolo Fox, zbuloni ç’do ndodhë me 12 shenjat e ZODIAKUT ditën e sotme

Publikuar më: 11:34 21-05-2023

Dashi-Kujdes me ato qe do thoni ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse atmosfera mund te tensionohet nga momenti ne moment. Mos e prishni harmoninë me dorën tuaj. Beqaret do jene mjaft impulsive dhe do bëjnë gabime ne zgjedhjen e personit te duhur. Situata financiare vështirë se do jete e qëndrueshme kështu qe ulni sa te mundni shpenzimet.

Demi-Jeta juaj ne çift nuk do ketë asnjë problem sot, megjithate mundohuni ta surprizoni me tepër partnerin. Beqaret do kenë disa propozime për te krijuar një lidhje, por do tregohen te matur. Dilni disa kohe me ta dhe i njihni me mire para se te vendosni. Ne planin financiar gjerat do shkojnë përgjithësisht mire. Disa do kryejnë edhe investimet me te domosdoshme.


Binjaket-Jeta sentimentale e çifteve do jete e ekuilibruar gjate kësaj dite. Do jeni te sjellshëm me njeri tjetrin dhe do i respektoni mendimet. Disa do vendosin te jetojnë bashke pas një kohe te gjate njohjeje. Beqaret do ndihen me mire fale ftesave qe do iu bëhen për te dale. E dini vete çfarë do bëni me tej. Klima ne planin financiar do jete e trazuar dhe delikate.

Gaforrja - Ata qe janë ne një lidhje do kalojnë një dite me debate dhe tension. Do konfliktoheni me partnerin mbi një teme delikate dhe nuk do jeni aspak te qete. Beqaret do i marrin gjerat shtruar dhe nuk do e kenë gjithë kohës mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Ne planin financiar dita do jete e qete. Disa mund te bëjnë shpenzime te konsiderueshme dhe te nevojshme.

Luani-Do keni shume nevoje te dashuroheni ne mënyrë pasionante me atë qe keni ne krah sot dhe dëshira do iu plotësohet. Me ne fund do merrni fryme lirishte dhe do bëni atë qe ndjeni. Beqaret nuk do kenë fat te gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar dhe kjo do i beje te ndihen keq. Ne planin financiar Jupiteri do sjelle mirëqenie. Situata do jete me e mire sesa e mendonit.

Virgjeresha-Jeta juaj sentimentale do kaloje një faze paksa delikate gjate kësaj dite. Do keni mosmarrëveshje me partnerin mbi tema te nxehta. Kujdes! Mundohuni te tregoheni pak me te kuptueshëm. Beqareve do iu duket sikur dashuria nuk do vije kurrë për ta, por një takim interesant do ua ndryshoje mendjen. Financat serish do jene delikate. Kujdes me shpenzimet.

Peshorja-Hëna do e përkeqësoje klimën ne jetën tuaj sentimentale dhe do iu shtyje te tregoheni kërkues ndaj atij qe keni ne krah. Nëse partneri do jete me humor te mire gjerat do përmirësohen shpejt, ne te kundërt do përballeni me mosmarrëveshje te mëdha. Beqaret do kenë një dite pa takime. Ne planin financiar nuk është koha te merrni rreziqe te mëdha.

Akrepi-Nëse jeni ne një lidhje sot do iu plotësohen disa nga dëshirat me te zjarrta. Partneri do tregohet i gatshëm t’ua beje qejfin ne çdo moment ne mënyrë qe ju te ndiheni me se miri. Beqaret me shume gjasa do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Orët e mesditës janë me te favorshmet. Ne planin financiar do merrni iniciativa për ta përmirësuar situatën. Do ia dilni!

Shigjetari-Te dashuruarit duhet te përgatiten për emocione te mëdha gjate kësaj dite. Yjet do iu rezervojnë surpriza te mëdha dhe shpeshherë do iu duket vetja sikur jeni ne ëndërr. Beqaret pritet te kenë një takim vendimtar, por qe yjet këshillojnë maturi me hapat qe do hedhin. Ne planin financiar do keni fat dhe do shpenzoni pa u shqetësuar për ato qe keni menduar.

Bricjapi-Nëse jeni ne çift mos u “hakmerreni” me partnerin për disa debate te vjetra sepse do e prishnit menjëherë atmosferën qe është krijuar. Lëreni pas te shkuarën dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Nëse jeni ende vetëm, sot do jeni te shpërqendruar dhe nuk dini çfarë te bëni me pare. Financat nuk do kenë përmirësime, por as tronditje te mëdha.

Ujori-Do i kushtoni shume vëmendje sot atij qe keni ne krah dhe do kaloni momente te mrekullueshme pranë tij. Ai nga ana tjetër ka kohe qe po mendon t’iu beje një propozim qe mund t’ua ndryshoje për mire rrjedhën e jetës. Beqaret do jene joshës dhe do flirtojnë pa pushim. Ne planin financiar do përballeni me problemet qe keni pasur dhe do iu gjeni zgjidhje.

Peshqit-Mos u tregoni shume indiferente ndaj atij qe keni ne krah sot sepse jo vetëm qe ai mund te mërzitet, por as vete nuk do ndiheni mire. Toleroni me tepër. beqaret pritet te takojnë një person interesant me te cilin ia vlen te krijosh një lidhje. Përfitoni! Ne planin financiar do jeni me fat sepse do merrni një shume te konsiderueshme nga një pune qe keni bere. Situata do përmirësohet.

Article Logic
Execution time: 0.0040061473846436