INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Heroi i kampionëve të botës, Toni Kros: ''Ky Botëror është realisht i çmendur''

Heroi i kampionëve të botës, Toni Kros: ''Ky Botëror është realisht i çmendur''

Publikuar më: 10:03 24-06-2018

“Në tërësi, nuk i shfrytëzuam fazat në të cilat ishim mirë. Shpërdoruam rastet për të kaluar në avantazh. Por ashtu siç luftuam, në fund e merituam. Goli i parë erdhi për shkak të një gabimit tim. Por duhet të kesh bo… që të luash kështu pas një gabimi. Tani duhet të përmirësohemi, sepse nuk kemi shumë kohë dhe pastaj duhet të mundim Korenë e Jugut. Ky Botëror është realisht i çmendur deri tani, por është normale që në një kompeticion si ky të mos ketë kurrsesi ndeshje të lehta”, tha heroi i kampionëve të botës, Toni Kros.

FIFA shpalli Marko Rojsin lojtarin e ndeshjes, edhe pse shumëkush nuk sheh diferencë me heroin e golit më të vonë në historinë e “Pancerave”, atë të Toni Krosit në minute e 4 shtesë. Mesfushori i Realit të Madridit shënoi në minutën 94:42 dhe ky ishte goli më i vonë i shënuar ndonjëherë nga Gjermania në një ndeshje me kohë të rregullt në një Kupë Bote.

Article Logic
Execution time: 0.003727912902832