Heidi Baci flet pas daljes nga “Big Brother VIP”: Ngarkesa, rikthimi në ekran dhe mendimet për lojën dhe panelin
Modelja, moderatorja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP”, Heidi Baci, ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën Bordo, ku ka folur hapur për largimin nga “Goca dhe Gra”, për rikthimin në ekran dhe për eksperiencën e saj pas “Big Brother VIP”.
Duke shpjeguar largimin e saj nga paneli, ajo ka treguar se vendimi erdhi në një periudhë të ngarkuar emocionalisht dhe profesionale.
“Ndodhi ngarkesa. Nuk po kaloja një periudhë të mirë në atë moment,” është shprehur ajo, duke theksuar se nuk ndihej në gjendje të jepte maksimumin e saj.
Baci ka shtuar se për të është e rëndësishme të jetë plotësisht e përfshirë në çdo projekt televiziv:
“Unë nuk dua të ngroh karrigen. Unë dua të jap një kontribut. Dua që ajo që them të kuptohet, merret për bazë, studiohet, kritikohet. Dua të jem aty, jo sa për të qenë.”
Ajo ka sqaruar gjithashtu se marrëdhëniet me koleget në panel kanë qenë shumë të mira dhe profesionale, duke hedhur poshtë çdo aludim për probleme në grup.
“Vajzat ishin të mrekullueshme… të gjitha ishin të shkëlqyera, por isha unë, nuk kisha prezencë,” ka treguar ajo, duke pranuar se mungesa e saj ishte më shumë personale sesa profesionale.
Duke folur për eksperiencën e saj në “Fan Club”, ajo e ka cilësuar si një pikë kthese në rikthimin e saj në ekran:
“Ishte momenti i duhur. Isha qetësuar, kisha kuptuar çfarë doja, isha rikthyer në veten time.”
Sa i përket aktualitetit të “Big Brother VIP”, Big Brother VIP, Heidi Baci tregon se e ndjek ende me interes dhe fokusohet te loja dhe strategjia e banorëve.
“Unë jam më shumë për lojën, një lojë të sofistikuar,” ka thënë ajo, duke shtuar se për të disa banorë dallohen për kontributin dhe të tjerë për energjinë që sjellin në shtëpi.
Ajo ka përmendur si favoritë të saj disa prej konkurrentëve aktualë, duke veçuar Selin për lojën dhe Stenaldon për natyrën e tij pozitive, për të cilin ka pranuar se ka bërë edhe tifo.
"Duke parë shtëpinë unë mendoj që e meriton fitoren, Selin. Unë i ndaj pak personazhet që e meritojnë nga lodhja dhe kontributi që kanë dhënë brenda shtëpisë, që në këtë rast është Selin dhe personazhet që janë të mirë në sytë e mi, që thjesht japin emocion pozitiv ose janë më njerëzor, siç është Stenaldo. Unë kam bërë tifo për Stenaldon."
Ndërkohë për emisionin Goca dhe Gra, ajo ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit, duke theksuar se gjithçka varet nga momenti dhe energjia personale.








20 May 2026 





