INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut…

Ish banori i BBVIP “godet” programin e Arbana Osmanit: Një kopje e Big-ut…

Publikuar më: 13:00 11-04-2026

Dinamikat dhe formati i “Ferma VIP” po vazhdojnë të komentohen gjerësisht, por jo gjithmonë në një frymë pozitive.

Së fundmi, ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Meridian Ramçaj, i cili nuk e ka fshehur mendimin e tij kritik për këtë program të ri televiziv.

I ftuar në një intervistë për podkastin “Andale”, Ramçaj u pyet nga moderatori lidhur me përshtypjet e tij për “Fermën”.

Përgjigjja e tij ishte mjaft e prerë dhe pa doreza. Sipas Meridianit, formati ka huazuar shumë elemente nga Big Brother, aq sa i duket si një “kopje” e tij, pavarësisht përpjekjes për ta maskuar me një tematikë fshati.

Ai e kritikoi gjithashtu mjedisin brenda shtëpisë, duke vënë në dukje se në vend të një ferme të vërtetë, shtëpia ka elemente shumë moderne:

“E bukura e një ferme do të ishte sikur e gjithë Ferma të ishte, unë mund të jem edhe gabim, por siç ka qenë në të vërtetë: shtëpia me kashtë, krevatet e drurit, ngrohtësia e drurit. Ajo është një fermë me gips e me ngjyra… “ Këto komente të forta kanë ndezur një debat në rrjet.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543