INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Harrojini ''të dashurat e portaleve''! Flori Mumajesi feston ditën e të dashuruarve me atë që nuk ua priste mendja: Më ke mallkuar ti? [VIDEO]

Harrojini ''të dashurat e portaleve''! Flori Mumajesi feston ditën e të dashuruarve me atë që nuk ua priste mendja: Më ke mallkuar ti? [VIDEO]

Publikuar më: 14:51 14-02-2019

Flori Mumajesi është padiskutim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptarë dhe shumë i dashur për publikun. Ai prej disa javësh ka qenë në qendër të mediave rozë, jo vetëm për sukseset me hitet e tij, por edhe për aludimet në lidhje me jetën private pasi e kanë bërë disa herë të lidhur me këngëtare të ndryshme shqiptare.

Mirëpo çdo gjë ka mbetur në kuadrin e thashethemeve pasi protagonistët i kanë mohuar lajmet. Por edhe pse i ka mohuar lajmet, ai shpesh herë “luan” me fansat duke i bërë shpesh konfuzë me postimet e tij në rrjetet sociale.

Në ditën e të dashuruarve, nuk mund të mungonin urimet e Flori Mumajesit, por nëse mendoni se ai po feston me ndonjë prej vajzave për të cilat është përfolur, gaboheni. Ai ndodhet pranë mikut të tij dhe madje ankohet se përse nuk i ndahet asnjëherë çdo 14 shkurt!

“Çfarë taksirati kam unë, në 14 shkurt të t’kem ty?’, e pyet Flori mikun e tij.

MOKU from Vimeointv.al on Vimeo.

 

“Po mirë ti o vëlla po unë ca taksirati kam që çdo 14 shkurt jam me ty?”, ja kthen ai.

“Më ke mallkuar ti”, i përgjigjet Flori dhe më pas të dy qeshin.

MIKU from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0031828880310059