INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush e ka bërë Luanën të vuajë në këtë Shën Valentin?! [FOTO]

Kush e ka bërë Luanën të vuajë në këtë Shën Valentin?! [FOTO]

Publikuar më: 14:34 14-02-2019

Po Luana dhe Krenari e festojnë Shën Valentinin? 

Ashtu si shumë personazhe të njohur, edhe Luana Vjollca ka bërë një urim për 14 Shkurtin dhe zgjodhi një mënyrë të veçantë. Moderatorja publikoi një foto nga klipi i saj i ri që do publikohet shumë shpejt e siç duket vendosi edhe një pjesë të tekstit si përshkrim:

“Afër ty me t’pas.. krejt t’i kisha fal. Gëzuar ditën e Shën Valentinit”, shkruan bukuroshja.

Por kë do të ketë afër Luana? Këtë me siguri s’do e marrim vesh edhe pse ajo flitet se është në një lidhje me Krenar Çoçajn. Mirëpo një detaj që na bëri përshtypje është look-u i ri i këngëtares, e cila është kthyer sërish brune për xhirimet e klipit të ri muzikor.

Luana publikoi një tjetër foto me këtë ndryshim në pamje dhe zgjodhi një tjetër përshkrim interesant. “Boll u bo tu vujt... !!!”, si dhe ka vendosur emojin e “orës së rërës”. Epo kënga e re e Luanës siç duket do ketë një tekst për të dashuruar.

View this post on Instagram

Boll u bo tu vujt... !!! ⏳

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438