INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Duhej të vinte Shën Valentini që Roza Lati të na prezantonte me të dashurin e saj! Ja dedikimi i ëmbël që i bën! [FOTO]

Duhej të vinte Shën Valentini që Roza Lati të na prezantonte me të dashurin e saj! Ja dedikimi i ëmbël që i bën! [FOTO]

Publikuar më: 15:34 14-02-2019

Nuk “e fsheh” më! Roza Lati prezanton të dashurin dhe i bën urimin më të ëmbël të dashurisë! 

Roza Lati është një nga moderatoret më të komentuara shqiptare, e cila është mjaft e ndjekur në profilin e saj në Instagram. E duke qenë se është një personazh publik që i thotë gjërat në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë, jeta e saj private përbën interes për fansat. Prej disa muajsh kanë qarkulluar foto të ndryshme të saj dhe të partnerit, mirëpo Roza kishte vendosur ta mbante “të fshehtë”. Të paktën deri ditën e sotme, pasi publikoi vetë një foto me të dashurin e saj dhe në këtë mënyrë i uroi festën e Shën Valentinit gjithë të dashuruarve.

“Unë dhe partneri im i vetëm në krim ju përshëndesim. Dashuria është një luftë e përditshme, por që ja vlen çdo debat dhe çdo lot për aq kohë që shpirti im kërkon për ty dhe i jot për mua ”, ka shkruar Roza përmbi foton ku fytyra e djalit është e mbuluar.

rza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039730072021484