INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj ‘thumbon’ ndërkombëtarët: Kanë kërkuar që të jepet tokë

Haradinaj ‘thumbon’ ndërkombëtarët: Kanë kërkuar që të jepet tokë

Publikuar më: 16:37 30-01-2019

Taksa e vendosur ndaj mallrave serbe duket se po shkakton përplasje mes BE, SHBA dhe Kosovës.

Kreu i ekzekutivit ka thumbuar ndërkombëtarët duke u shprehur se ata kërkojnë nga Kosova që të jap tokë në këmbim të njohjes së pavarsisë nga Beogradi.

“Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”

Kryeministri Haradinaj këmbëngul se taksa do të vijojë deri në momentin kur Serbia do të njoh Kosovën si shtet.

“Nuk ua jap tregun më Serbisë pa e marrë njohjen. Kjo nuk është kundër Amerikës.Duam njohjen. Nuk japim tokë as nuk tolerojmë ‘Republika Srpska’ brenda Kosovës, por ua kthejmë tregun për njohje”.

Ndërkohë Haradinaj u ka dërguar një letër kryeministrave të botës ku ka shkruar se statusi i Kosovës është konfirmuar më 17 shkurt të vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë dhe se dialogu me Serbinë ka për qëllim normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë Pas kësaj letre ka reaguar ministri i jashtëm serb Ivica Dacic i cili shprehete se Haradinaj nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjendet.

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832