INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Haradinaj: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë në interes të vendit

Publikuar më: 10:52 04-01-2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaron se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2019 nuk është në interes të vendit. Sipas Hardinajt, ky vit nuk do të jetë i lehtë për Kosovën pasi ajo do të përballet me procesin e dialogut me Serbinë dhe Gjykatën Speciale. Kreu i qeverisë shprehet se partia të cilën e udhëheq, AAK-ja, kurrë nuk ka qenë më e fortë për zgjedhje të reja. “Si Aleancë besoj se kurrë punët më mirë për zgjedhje nuk i kemi pasur, por nuk e di sa është në interes të vendit shkuarja në zgjedhje të reja në proceset që është Kosova”, ka thënë Haradinaj. Haradinaj ka ftuar dy subjektet më të mëdha opozitare, LDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që të bashkohen në procesin e dialogut, duke thënë se askush nuk duhet të frikësohet nga ky proces. “LDK-ja është mirë të vijë në tavolinë. Pra mund të vijë t’i marrë materialet dhe pastaj të shkojë t’i diskutojë ato me strukturat e partisë dhe në fund le të votojë. Nuk ka rrezik të ndodhë diçka që do t’i mbesë në derë, pra ndonjë e keqe. Mosardhja në tavolinë është frikë, është ikje prej përgjegjësisë. Vetëvendosja ka një pozicion tjetër, por edhe ajo si vëzhguese ka mundësi të vijë”, është shprehur Haradinaj. Kryeministri ka folur edhe për raportet që Qeveria ka krijuar me PSD-në. Ai ka treguar se do të kishte dëshirë ta përfshinte këtë subjekt politik në Qeveri por, sipas tij, zyrtarët e PSD-së ia kanë bërë të qartë se në këtë mandat nuk do të përfshihen në qeveri.

Article Logic
Execution time: 0.0032858848571777