INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Juridiku nuk gjen paqe, studentët bojkotues mbyllin me zinxhir derën e gjimnazit

Juridiku nuk gjen paqe, studentët bojkotues mbyllin me zinxhir derën e gjimnazit "Petro Nini"

Publikuar më: 16:50 30-01-2019

Studentët e fakultetit Juridik janë mbledhur para gjimnazit të Tiranës ‘Petro Nini Luarasi’ për të zhvilluar mësim në këto ambiente, por janë përballur sërish me incident.

Studentët protestues kanë mbyllur me zinxhirë derën e gjimnazit. Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

Ndërkohë dekani Artan Hoxha është shprehur se do të zhvillohet mësim edhe në fundjavë për shkak të orëve të humbura.

Dekani i është drejtuar dy ditë më parë me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Besa Shahini  ku kërkoi ambjente të reja për zhvillimin e procesit mësimor. Kërkesa e dekanit erdhi pasi që prej fillimit të janarit një grup studentësh mbanin të bllokuar fakultetin dhe nuk lejonin zhvillimin normal të procesit të mësimit.

Article Logic
Execution time: 0.0031578540802002