INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Haradinaj e Veseli takohen me ambasadorin amerikan. Reagon Serbia: Nuk jemi budallenj!

Haradinaj e Veseli takohen me ambasadorin amerikan. Reagon Serbia: Nuk jemi budallenj!

Publikuar më: 16:09 22-01-2019

Kryeministri Ramush Haradinaj  dhe ambasadori amerikan në Prishtinë Philip Kosnett,u takuan sot  në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Edhe pse kryeministri nuk e komentoi takimin besohet se temë diskutimi ka qenë taksa 100 % ndaj mallrave serbe, masë kjo tregtare që kërkohet të hiqet urgjentisht nga SHBA. Ndërkohë Veseli tha pas takimit se me amdasadorin amerikan diskutuan për sfidat që e presin Kosovën gjatë këtij viti. Por sipas tij vendimet e institucioneve të Kosovës për procese të rëndësishme, do të jenë në interes të qytetarëve dhe në koordinim të plotë me SHBA-në dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.  Duke mos thënë asgjë konkrete për taksën 100% që Kosova ka vënë ndaj Serbisë, ai tha se Kosova është e vendosur që përjetësisht ta ruajë miqësinë dhe partneritetin strategjik dhe kjo nuk do të ndryshojë asnjëherë. Takimi i diplomatit amerikan me krerët e Kosovës është komentuar edhe nga Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.  Ai tha se do të donte që ambasadori i SHBA në Prishtinë të "ulte me këmbë në tokë” udhëheqësit e Kosovës, por nuk beson se kjo do të ndodhë.  “Mund të jemi budallenj, por jo aq shumë sa të besojmë se SHBA-të do ta bëjnë këtë”-tha ai.  Sipas Gjuriç qeveria e Prishtinës diskutoi ditën e Hënë propozimin e marrëveshjes Prishtinë-Tiranë për heqjen graduale të kontrollit kufitar. "Kjo flet për qëllimet e Prishtinës," tha lideri serb.

Article Logic
Execution time: 0.0039060115814209