INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Veseli propozon referendum për marrëveshjen finale Kosovë - Serbi

Veseli propozon referendum për marrëveshjen finale Kosovë - Serbi

Publikuar më: 17:39 14-01-2019

Qytetarët e Kosovës duhet të vendosin për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi. Kështu shprehet kryeparlamentari Kadri Veseli i cili thotë se zgjidhja më e mirë është që qytetarët e Kosovës të jenë ata që do ta thonë fjalën e fundit. Në një deklaratë për Express, Veseli u shpreh se për këtë pritet të shkojë në Kuvendin e Kosovës edhe Ligji për Referendum. “Vendimi final duhet të legjitimohet me vullnetin e lirë të sovranit. Do të duhej të jenë vetë qytetarët e Kosovës që do ta thonë fjalën e fundit për rezultatet e procesit të dialogut Kosovë - Serbi”- u shpreh ai. Veseli prej kohësh kërkon arritjen e konsensusit nacional lidhur me dialogun Kosovë - Serbi, por dy partitë më të mëdha opozitare, LDK dhe VV, vazhdojnë ta refuzojnë atë. Së fundi, ai ka marrë edhe një nismë për t’i mbledhur në një tryezë krerët e institucioneve, Ekipin Shtetëror për Dialogun, si dhe partitë parlamentare opozitare, për t’u koordinuar lidhur me procesin që synon të çojë në një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por, LDK-ja dhe VV-ja po vazhdojnë ta bojkotojnë atë. Veseli thotë se arritja e konsensusit të plotë është e rëndësishme për Kosovën, por në fund të fundit dialogu do të vazhdojë edhe pa LDK-në dhe VV-në, sepse Kosova, bashkë me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në, është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve. Veseli përsërit se Kosova është e gatshme dhe e vendosur për dialog me Serbinë, ndërsa shkon në këtë proces me qëllime të qarta - njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe ulësja në OKB. Pas takimit të zhvilluar ditën e hënë me partitë në Kuvendin e Kosovës Veseli ka tha se tërësia territoriale nuk cenohet me dialogun Kosovë -Serbi.

Article Logic
Execution time: 0.0035331249237061