INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hapni rrugën, po vjen Njomza: Pak sekonda nga kënga e re mjaftojnë për të na hipnotizuar! [VIDEO]

Hapni rrugën, po vjen Njomza: Pak sekonda nga kënga e re mjaftojnë për të na hipnotizuar! [VIDEO]

Publikuar më: 11:29 14-10-2016

Dhe ajo godet përsëri!

Pak kohë pasi publikoi bashkëpunimin e saj me Mac Miller, duke u bërë pjesë e albumit të reperit të njohur me këngën “Planet God Damn”, erdhi sërish koha e saj. Artistja e talentuar me origjinë shqiptare, Njomza po bën gati këngën më të re dhe me të gjitha gjasat duket se është drejt fundit. Këngëtarja bukuroshe ka postuar në Insta një copëz nga kënga e re dhe duhet thënë se pak sekonda na kanë mjaftuar që të presim me padurim daljen e versionit të plotë. Motivet e videos, bashkuar me zërin hipnotizues të Njomzës na cojnë në një dimension tjetër, nga i cili vështirë se do të duam të dalim. Gjithçka na duhet është kënga e plotë dhe shpresojmë se nuk do vonojë. 

Article Logic
Execution time: 0.0039241313934326