INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot e para të Ariana Grande pas tragjedisë, këngëtarja duket e dërrmuar [FOTO]

Fotot e para të Ariana Grande pas tragjedisë, këngëtarja duket e dërrmuar [FOTO]

Publikuar më: 12:54 24-05-2017

Menjëherë pas tragjedisë ajo tha se ndihej “e thyer”, dhe kjo gjë duket qartë edhe në pamjen e saj të jashtme.

Ariana Grande u shfaq shumë emocionale në fotot e para që kanë dalë pas sulmit terrorist në Manchester Arena, ku ajo po performonte në koncertin e saj. Bukuroshja 23 vjeçare është shfaqur në aeroportin e qytetit të saj Boca Raton në Florida, ku është ulur me avion privat, me të cilin dhe është larguar nga Anglia. Ariana mund të shihej qartësisht në lot ndërkohë që i dashuri i saj, reperi Mac Miller, po e priste për ta ngushëlluar. Këngëtarja e muzikës pop menjëherë i është hedhur në krahë duke e puthur, ndërkohë që dukej se po mbante veten me shumë vështirësi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas tmerrit që pa me sy.

ariana1.jpg

ariana4.jpg

ariana5.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249