INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari britanik gjen suksesin tek fëmijët [VIDEO]

Këngëtari britanik gjen suksesin tek fëmijët [VIDEO]

Publikuar më: 13:48 13-10-2016

Kënga e Olly Murs, “You Don’t Know Love” nuk arriti suksesin e pritur duke qenë se nuk ja doli dot të futet në këngët më të mira në klasifikimin britanik Uk Top 10.

Ky singëll ishte udhëheqësi i albumit të ri të Murs, titulluar “24 hours” që do të dalë në treg më 11 nëntor. Dhe si për të shlyer mungesën e tij në Uk Top 10, 32-vjeçari ka vendosur që te publikojë një klip të ri shkëputur nga albumi. Quhet “Grow Up” dhe bëhet fjalë për një video të realizuar nën kujdesin e një stafi shumë special dhe pse pa experience. Murs shihet në “Grow Up” i rrethuar nga katër anët nga fëmijë që kujdesen për realizimin e këtij klipi. Interesant apo jo? Urojmë vetëm që këtë herë suksesi të mos i mungojë! 

Article Logic
Execution time: 0.0034139156341553