INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
HAHA, UPSSS! Kiara Tito nxjerr ''zbuluar'' VIP-at, tregon sekretet që fshihen pas fotove perfekte të ''Instagram''-it [VIDEO]

HAHA, UPSSS! Kiara Tito nxjerr ''zbuluar'' VIP-at, tregon sekretet që fshihen pas fotove perfekte të ''Instagram''-it [VIDEO]

Publikuar më: 17:28 04-10-2019

Përveçse moderatore, tashmë Kiara Tito është edhe një nga vlogeret më të reja të ekranit shqiptar. Çdo javë ajo sjell nga një viedo të re në kanalin e saj në “Youtube”.

Kësaj radhe, Tito duket se ka vendosur që të nxjerrë zbuluar VIP-at e “Instagram”-it, duke treguar sekretet që fshihen pas fotografive të tyre perfekte.

Kiara i ka vendosur titullin “Instagrami VS Realiteti”, ku tregon sesi realizohen fotot e bukura që shihni kudo në rrjetet sociale.

 

“Me këtë video doja të përcillja një mesazh për të gjithë ndjekësit e mi dhe ata të cilët më pyesin si ja bën që ke një jetë kaq të bukur dhe të lumtur? Në fakt, nuk duhet të ndikohemi nga rrjetet sociale, të lakmojmë dhe të xhelozojmë dikë që mund të duket i/e lumtur me jetën e tyre nga fotot, video nga restorante apo edhe udhëtimet. Mos e krahasoni veten me askënd. Jemi të gjithë qenie njerëzore me problematika dhe gjëra të cilat na shqetësojnë çdo ditë. Të postosh nuk ka asgjë të keqe, ama jo gjithçka është ashtu siç duket përtej kamerës”, shkruan Kiara.

 nukj.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003619909286499