INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Habiten'' studiuesit, zbulojnë kokainë dhe drogëra të tjera brenda karkalecave të detit

''Habiten'' studiuesit, zbulojnë kokainë dhe drogëra të tjera brenda karkalecave të detit

Publikuar më: 11:13 02-05-2019

Së fundmi gjatë një kërkimi të kryer, studiuesit zbuluan kokainë brenda karkalecave të freskët të lumenjve.

Studiuesit në kolegjin King, në Londër, në bashkëpunim me universitetin e Suffolk-ut, testuan 15 vende të ndryshme ku kishte karkaleca përtej Suffolk-ut.

Sipas raportit të publikuar nga studiuesit, thuhet se është gjendur kokainë në të gjitha provëzat e testuara. Janë gjendur gjithashtu droga të tjera të paligjshme si ketamina. Për ta ishte një “surprizë” ky zbulim.

Profesor Nic Bury, nga universiteti i Suffolk-ut, tha se: “ Vetëm prezenca e kokainës në gjallesat ujore është një çështje e re për këtë universitet, dhe lidhur me këtë ngjarje ne do të bëjmë kërkime të mëtejshme, për të kuptuar nga se vijnë këto”.

Kërkuesit gjithashtu shtuan se përveç drogës, ndodheshin gjithashtu pesticide dhe produkte farmaceutike brenda karkalecave që ata kishin mbledhur.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447