INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E denoncojnë qytetarët, pranga 28-vjeçarit që shpërndante drogë në Vlorë [VIDEO]

E denoncojnë qytetarët, pranga 28-vjeçarit që shpërndante drogë në Vlorë [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 17-04-2019

Një 28-vjeçar me iniciale E.A., nga Vlora ka rënë në prangat e policisë pasi shpërndante doza të vogla lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë zjarri.

Mësohet se ai është denoncuar nga qytetarët, ndërkohë që pas kontrollit në banesën e tij u gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Policia njofton materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

 

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883