INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një punë qiellore, njihuni me “gjuetaren e meteorëve” [FOTO]

Një punë qiellore, njihuni me “gjuetaren e meteorëve” [FOTO]

Publikuar më: 10:12 02-05-2019

Me siguri të gjithë keni dëshirë të shihni një meteor të bjerë dhe ndoshta të shprehni një dëshirë. Ndoshta ju duken shumë larg dhe kurrë nuk do të keni mundësi ta shihni një të tillë, ta keni në dorë.

Por një vajzë kineze e quajtur Yang Kexin e ka gjetur pasionin e saj. Ajo ka vendosur të gjurmojë gurët qiellorë dhe t’i grumbullojë.

Yang ka arritur të mbledhë mbi 600 copa të trupave qiellorë të cilët kanë rënë në tokë. Yang ka marrë edhe pseudonimin ‘gjuetarja e meteorëve’.

Për të mbledhur koleksionin e saj, Yang kaloi pesë vjet duke analizuar shkretëtirën Gobi, duke shkelur mbi 40 mijë kilometra. Vajza pastaj themeloi një muze  në qytetin e saj të Guiyang ku të gjithëve u jepet mundësia të shohin gurët qiellorë.

55.PNG

4.PNG

 

3.PNG

2.PNG

 1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0032758712768555