INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I gjetën 613 kokainë fshehur në banane, biznesmeni Arbër Çekaj kërkon azil politik në Gjermani

I gjetën 613 kokainë fshehur në banane, biznesmeni Arbër Çekaj kërkon azil politik në Gjermani

Publikuar më: 13:15 09-04-2019

Biznesmeni Arbër Çekaj, kompania e të cilit kishte porositur një kontenier me banane, brenda të cilit u gjetën 613 kg kokainë ka kërkuar azil politike në Gjermani.

Kërkesa për azil është bërë gjatë shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Essiel.

Arbër Çekaj u arrestua në 4 maj të vitit 2018 dhe më pas nisën procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sipas policisë Arbër Çekaj rezultonte të ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej sasia rekord e kokainës dhe që në atë moment Policia bëri shpalljen në kërkim ndërkombëtar, pasi kishte dyshime se ai ndodhej në Gjermani. Sipas Policisë, Çekaj, i cili kishte porositur kontenierin me 20 tonë banane nga Kolumbia, duket se kishte porositur edhe 613 kg kokainë.

Gjatë qëndrimit në Gjermani, biznesmeni ka ndërruar të paktën dy banesa.

Pas kapjes së kokainës në banane në magazinën e Arbër Çekajt në Maminas, u arrestuan shoferi i kamionit Armano Pezaku dhe menaxheri i magazinës Donaldo Lushaj, të cilët nuk e kanë pranuar se kanë patur dijeni për drogën.

Ata janë lënë nga gjykata në masën "arrest me burg", masë të cilën e kanë ankimuar edhe në të gjitha shkallët e tjera të gjyqësorit.

Article Logic
Execution time: 0.002830982208252