INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Griezmann mposht 2 herë Neuer, dërgon Francën në finale [VIDEO]

Griezmann mposht 2 herë Neuer, dërgon Francën në finale [VIDEO]

Publikuar më: 23:08 07-07-2016

Franca  është finalisja e dytë e Kampionatit Europian. Po vërtëtohet supersticizmi i francezëve se Velodrome është stadiumi me fat i tyre, pasi “gjelat” mundën kampionët e Botës, me rezultat 2-0 duke thyer kështu mallkimin 58 vjeçar. Për të dërguar ekipin e Deschamps në finale mendoi Griezman me dygolëshin e tij. I pari u realizua me anë të një penalltie pas një prekjeje të topin me dorë në zonë nga Sschëeinsteiger. Ndërsa në golin e dytë, Griezmann shfrytëzon një dalje të gabuar të Neuer, duke çuar shifrat në 2-0. Gjermania e cila kishte disa mungesa të rëndësishme ishte e pafuqishmë për të reaguar ndaj Francës, disa herë edhe pafat, pasi goditja e Kimich përfundoi në shtyllë, dhe Lloris ishte në lartësinë e duhur.  Francatashmë do të përballet në finalen e madhe të Lionit ndaj Portugalisë më 10 qershor.

Article Logic
Execution time: 0.0041608810424805