INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pak para finales së Euro 2016, rriten masat e sigurisë

Pak para finales së Euro 2016, rriten masat e sigurisë

Publikuar më: 16:35 10-07-2016

Janë marrë masa të rrepta sigurie për ndeshjen e sotme, në finalen mes Francës dhe Portugalisë.

Mijëra policë francezë do të vendosen në zona kyçe brenda dhe përreth Parisit pak para ndeshjes finale të kampionatit europian të futbollit, Euro 2016.

Përballja finale e EURO 2016  zhvillohet sonte mes  Francës dhe Portugalisë. Mbi  5 mijë policë do të patrullojnë zonën ku pritet të mblidhen 92 mijë adhurues të futbollit dhe që përfshinë hapësirën afër Kullës Eiffel, bulevardit “Champs-Elysees” dhe stadiumin kryesor të qytetit, “Stade de France”.

Vitin e kaluar tre persona kryen sulm vetëvrasës në afërsi të këtij stadiumi duke e hedhur vetën në erë.

Policia franceze dhe ushtarët kanë qenë duke patrulluar nëpër Paris prej sulmeve të nëntorit të kaluar ku u vranë 130 persona.

Autoritetet franceze kanë thënë se nuk do të ketë festë në Francë nëse ekipi vendës fiton, për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Më shumë se një milion persona e kanë festuar në këtë zonë fitoren e Kupës së Botës nga Franca në vitin 1998.

Article Logic
Execution time: 0.0038349628448486