INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca dëbon me ligj gotat, pjatat dhe enët plastike

Franca dëbon me ligj gotat, pjatat dhe enët plastike

Publikuar më: 13:40 02-03-2017

Vendimi ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të kritikëve, që pretendojnë se ligji i ri dhunon rregullat e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të të mirave materiale.

Franca ka miratuar një ligj të ri për t’u siguruar që të gjithë gotat, pjatat dhe enët plastike të zëvendësohen nga materiale me bazë biologjike. Ligji, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020, është pjesë e Tranzitit të Energjisë për Rritjen e Gjelbër, një plan ambicioz që synon të lejojë Francën të ketë një kontribut më efektiv në luftën ndaj ndryshimit klimatik. Edhe pse disa organizata ekologjike janë në favor të dëbimit, të tjerë argumentojnë se ka dhunuar rregullat e Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të të mirave materiale. Pack2Go Europe, një organizatë e bazuar në Bruksel që përfaqëson prodhuesit europianë të ambalazhimeve, deklaron se do të vazhdojë të luftojë ligjin e ri dhe shpreson që të mos përhapet në pjesën tjetër të kontinentit. Titullari i kësaj organizate, Eamonn Bates beson se nuk ka prova që materialet me bazë biologjike janë më të favorshme ndaj mjedisit dhe dëbimi mund të përkeqësojë situatën pasi njerëzit mund të keqkuptojnë përmasat e degradimit dhe si pasojë të krijojnë më shumë plehra me bazë biologjike.

Article Logic
Execution time: 0.0064198970794678