INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Greqi, vjen në jetë fëmija i parë në Europë, përmes teknikës së “tre prindërve”

Greqi, vjen në jetë fëmija i parë në Europë, përmes teknikës së “tre prindërve”

Publikuar më: 09:46 11-04-2019

Në Greqi për herë të parë në Europë ka lindur një fëmijë përmes teknikës së “tre prindërve”.

Një teknikë kjo shumë kontroverse por që mund t’u vijë në ndihmë shumë çifteve në të gjithë botën. Fëmija lindi 3 kile dhe u konceptua me një metodë eksperimentale e cila përdor vezën e nënës, spermën e babait dhe vezën e një tjetri dhuruesi. Një teknikë e tillë mund të evitojë lindjen e fëmijëve me sëmundje të trashëguara. Por nuk mungojnë edhe pikëpyetjet etike.

Nëna 32-vjecare e operuar dy herë i ishte nënshtruar katër cikleve të fekondimit të asistuar por pa sukses.

Kjo teknikë ka të bëjë me mitokondrinë [një nga pjesët kryesore të energjisë së qelizave]nëse janë të dëmtuara, bëhen përpjekje për t’i zëvendësuar me një miks të përzierjeve gjenetike.

ADN-ja e gruas së tretë sipas mjekëve nuk duhet të influencojë aspektin fizik të bebes. Kjo teknikë synon të evitojë lindjen e fëmijëve me sëmundje të trashëguara.

Fëmija i parë në botë i lindur me këtë teknikë është Abrahim Hassan, një fëmijë i lindur në Meksikë në vitin 2016 i cili gjithashtu ishte fryt i tre prindërve.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494