INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 vite pas vrasjes në burg të Ilia Karelit drejtësia greke jep një vendim të ri

5 vite pas vrasjes në burg të Ilia Karelit drejtësia greke jep një vendim të ri

Publikuar më: 12:50 04-03-2019

Këshilli Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë, 5 vite pas vrasjes të Ilia Karelit vendosi shkarkimin përfundimtar të 12 gardineve të përfshirë në torturë. Sipas ekspertizës Kareli rezultoi me lëndime të rënda fizike. Ngjarja e rëndë ndodhi në Burgun e Nigrita në mars 2014.

Dy gardianë të tjerë u liruan nga gjykata penale, midis tyre drejtori i atëhershëm i burgut dhe u kthye më pas në Shërbimin e Burgut si një punonjës i thjeshtë.
Sa për kujtesë, më 13 tetor të 2016, Gjykata e Selanikut vendosi nga 5 deri në 7 vjet burgim për 12 gardianët, të cilët u shpallën fajtorë për vdekjen e të burgosurit shqiptar
Kurse një ditë më parë Trupi Disiplinor gjithashtu vendosi të pezullojë përkohësisht 6 muaj gardianët vrasës, të cilët ishin përfshirë në vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0038449764251709