INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë shqiptare ‘’shkencëtare’’ rekordmene në rajon

Gratë shqiptare ‘’shkencëtare’’ rekordmene në rajon

Publikuar më: 12:29 03-10-2018

Gratë shqiptare po na ndritin faqen në rajon. Ato rezultojnë të parat në lidhje me formimin akademik. Këtu bëhet fjalë për ciklin e tretë të studimeve, doktoraturat.

Kështu që Shqipëria është një ndër vendet që ka gra "shkencëtare" me numrin më të lartë në Ballkan. Nga një analizë e UNESCO-s në një vit marrin titullin doktor, mesatarisht e marrin 70-80 gra. Ndërsa në rajon, në Maqedoni kanë marrë doktoratura 45 gra në vit, në Serbi 45 dhe 38 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Situata është përmirësuar e në shumë vend dominojnë gratë në raport me burrat në lidhje me studimet e ciklit të tretë. Gobalisht, femrat janë më të shumta se meshkujt edhe për t’u diplomuar në ciklin e parë të studimeve në raport me burrat. Ata përbëjnë 47% të të diplomuarve dhe gratë 53%.
Gratë gjithashtu përfaqësohen me një përqindje më të lartë, 55% të të diplomuarve të nivelit master.
Ndërsa për studime për doktoratura gratë spikasin në programet e Edukimit dhe përbëjnë më shumë se dy të tretat e të diplomuarve në 88 nga 113 shtete e marra në studim nga UNESCO. Kurse burrat përfaqësojnë shumicën e të diplomuarve të ciklit të tretë në tri fusha si Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit, Inxhinieri, Prodhim dhe Ndërtim dhe Bujqësisë.

Article Logic
Execution time: 0.0039918422698975