INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë shqiptare nuk kanë akses për t'u punësuar në disa sektorë

Gratë shqiptare nuk kanë akses për t'u punësuar në disa sektorë

Publikuar më: 10:43 28-09-2018

Banka Botërore ka bërë një analizë mbi kufizimet që kanë gratë në të gjithë botën për të punuar në profesione të caktuara. Afro 100 shtete ndër të cilat edhe Shqipëria, kanë kufizime mbi baza gjinore për profesione të caktuara. Në industrinë e rëndë apo ndërtim gratë shqiptare nuk punësohen, por dhe në nivele të larta në raport me burrat rezultojnë pak gra drejtuese.

Edhe disa shtetet kanë publikuar listën me vendet e punës që janë cilësuar shumë të rrezikshme për t’u kryer nga gratë si në Rusi, që ato kanë të ndaluar të ngasin trenin apo anijet. Në Mumbai për shembull, shitëset nuk mund të punojnë me orë të zgjatura njësoj si kolegët e tyre meshkuj. Në vende të tjera gratë janë të ndaluara që të punojnë në sektorë të caktuar, natën apo në vende punë që janë “moralisht të papërshtatshme”. Ndërsa në 18 shtete në Arabi apo Afrikë bashkëshortët mund të ndalojnë gratë e tyre që të punojnë. Edhe bindjet fetare dëmtojnë kryesisht gratë myslimane. Ato diskriminohen dhe në vendet e zhvilluara ato që mbulohen nuk pranohen në disa vende punë. Organizata Botërore e Punës del në përfundimin se një pjesë e këtyre kufizimeve janë shumë të prapambetura.

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977