INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Profesionet ku partneri ka më shumë mundësi t’ju tradhëtojë. Vendin e parë e marrin…

Profesionet ku partneri ka më shumë mundësi t’ju tradhëtojë. Vendin e parë e marrin…

Publikuar më: 18:31 04-07-2018

Njerëzit tradhëtojnë partnerët e tyre për arsye të ndryshme. Ekzistojnë gjithashtu nivele të ndryshme mashtrimi, tradhëtitë me “one night stand” e deri tek lidhjet jashtëmartesore.
Disa studime madje kanë treguar se njerëzit inteligjentë kanë më shumë gjasa të duan të tradhëtojnë partnerët e tyre.

Sondazhi më i fundit i kryer nga Ashley Madison, që është një prej web-siteve më të njohura të takimeve online, ka mbledhur të dhëna nga 1,074 anëtarë dhe ka arritur të përmbledhë profesionet në të cilat njerëzit tradhëtojnë më shumë.

A bëni ju apo partneri juaj pjesë në ndonjë prej tyre?

5. Burrat- Financë

5. Gratë - Punë sociale

4. Burrat - Shitje me pakicë dhe mikpritje

4. Gratë - Financë

3. Burrat dhe gratë - Sipërmarrje

2. Burrat - I.T

2. Gratë - Edukim

1. Burrat – Tregti

1. Gratë - Mjekësi

Article Logic
Execution time: 0.0042338371276855