INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tentoi të trafikonte kokainë në Itali, dënohet ish-zyrtari i Hekurudhës [EMRI]

Tentoi të trafikonte kokainë në Itali, dënohet ish-zyrtari i Hekurudhës [EMRI]

Publikuar më: 12:46 03-10-2018

Dënohet në Itali me 50 vjet burg banda e trafikut të kokainës në Genova. Në mesin e 5 të dënuarve janë edhe dy shqiptarë, njëri prej të cilëve, Artur Mahmutaj, rreth 40 vjeç, i cili ka qenë zëvendësdrejtor në Hekurudhën e Durrësit.

Droga e cila u kap në portin e Genovas në nëntor të 2017, origjinën e kishte nga Amerika Jugore, ndërsa kishte për destinacion Italinë e Veriut, si dhe tregjet franceze. Nëse kokaina do të hidhej në treg, do të kapte një vlerë prej 3 milionë eurosh.

Prokurori i çështjes Federico Manotti tha se në vendngjarje janë gjetur mbi 77 kilogramë drogë e llojit kokainë. Gjyqtari italian Filippo Pisaturo dha në total 50 vjet burg për bandën kriminale:
1. Massimo Rocca 12 vjet
2. Roberto Piano 9 vite e 8 muaj
3. Nik Duati, 12 vjet
4. Artur Mahmutaj 6 vjet
5. Carmelo Rao 9 vjet e 4 muaj

Sipas hetuesve rrjeti i shpërndarjes së drogës drejtohej nga shqiptarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036208629608154