INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/ Dhurata Çupi e PD: Bonusi I lindjeve, gënjeshtër e parealizueshme [VIDEO]

KafeIN/ Dhurata Çupi e PD: Bonusi I lindjeve, gënjeshtër e parealizueshme [VIDEO]

Publikuar më: 12:47 03-10-2018

Sot, në Kafein ishte në studio deputetja e Qarkut të Dibrës, Dhurata Çupi. Ajo foli për bonusin e lindjeve të propaganduar nga Kryeministri Edi Rama. Sipas zonjës Çupi, ky bonus në fakt nuk ekziston në asnjë shkresë, draft, përllogaritje apo projekt ligj. Kjo gjë do të thotë që përveç një deklarate në publik nuk ka asgjë të vërtetë.

Ndër të tjera, përfaqësuesja e Qarkut Dibër bëri një apel edhe për shkollat ende të mbyllura në Dibër, duke marrë shkas nga situate në Mengel të Elbasanit. Zonja Çupi u shpreh e sigurtë për një rikthim të shpejtë të PD në pushtet edhe pse janë zgjedhjet lokale përpara. Ndër të tjera pati dhe momente ilariteti mes Flavio Qarrit dhe deputetes Dhurata Çupi, që janë të zakonshme në KafeIN. Për më shumë mund të ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098