INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë fitojnë pushtet në politikë, trendi ndryshon

Gratë fitojnë pushtet në politikë, trendi ndryshon

Publikuar më: 09:56 14-03-2018

Shumë studime tregojnë se ende në botë ka shumë shoqëri maskiliste. Por trendi po ndryshon të paktën në fushën e politikës.

Statistikat tregojnë se gjithnjë e më shumë rreth botës është rritur numri i grave që punojnë në parlament.

Së fundmi pikërisht barazia gjinore në politikë është bërë një temë e nxehtë vitet e fundit. Por nuk duhet të harrojmë se në shumë shtete, gratë janë të papërfaqësuara në qeveri.

Dhe shembulli më tipik është Arabia Saudite e cila lejoi që gratë të garonin për herë të parë në politikë vetëm në vitin 2015, rreth 100 vite më vonë kur gruaja e parë Jeanette Rankin u zgjodh në kongresin amerikan.Por gjërat po ndryshojnë…

Gjithnjë e më shumë gratë po zgjidhen në krye të politikës duke përmendur këtu shtete të fuqishme të Europës si Gjermania, Lituania, Estonia, Norvegjia, Britania Krocaia që drejtohen nga gra politikane.Organizata ndërkomëbtetare për zhvillim OECD ka mbledhur të dhënat në 71 shtete .

Të dhënat per vitin qe sapo lamë pas janë klasifikuar në bazë të numrit të grave që punojnë në kabinetet qeveritare, përfshirë zv.kryeministret, shefet e qeverive, e të tjera, por edhe deputetet.Këtë klasifikim e kryeson Franca.

Në vitin 2017, gratë zinin më shumë se gjysmën e posteve ministeriale, pasuar nga Suedia dhe Sllovenia. Sidoqoftë, në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Franca e humbet shkëlqimin e saj përkundrejt Islandës.

Gratë zënë 30 nga 63 vendet në Parlament, ose 47.6 për qind në ishullin nordik.Në anën tjetër, në Turqi, 96.2 për qind e politikanëve të rëndësishëm janë meshkuj dhe gratë zënë vetëm 14.9 për qind të vendeve në Parlament. Megjithatë janë hapa pozitivë për Turqinë.

Sidoqoftë, në renditjen europiane, Hungaria zë vendin e fundit.

Gratë nuk kanë asnjë post ministerial dhe vetëm 10.1 për qind e vendeve në Parlament u shkojnë atyre. Por edhe Hungaria mund të ndryshojë sikurse Sllovakia që në 2010 zgjodhi kryeministre pikërisht një grua.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758