INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi kritik me institucionet e pavarura, jo produktive! Luigi Soreca, duam rezultate

Gramoz Ruçi kritik me institucionet e pavarura, jo produktive! Luigi Soreca, duam rezultate

Publikuar më: 11:03 12-04-2019

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka mbledhur një takim drejtuesit e me institucioneve të pavarura. Ai ishte kritik me tan ë lidhje me rezultatet e punës. "Raportimet duhet të jenë sa më korrekte. Disa institucione nuk janë të qarta në raportim. Institucionet duhet të tregohen më të ndjeshme në rekomandime. Shërbimi i Monitorit duhet të trajtojë më imtësi çështjet me ndjeshmëri” tha Ruçi.

Të ftuar ishin dhe ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së. Ai i BE-së Luigi Soreca gjatë fjalës së tij kërkoi rezultate të prekshme nga këto institucione dhe më shumë ambicie.
"Është urgjente që të arrijmë rezultate të prekshme. Kërkohet një angazhim i fortë. Për BE-në roli në ruajtjen e balancave dhe administrata publike janë shumë të rëndësishme. Ka progres, por ka ende shumë sfida. Shqipëria duhet të furnizojë kapacitetin e institucioneve të pavarura. Parlamenti dhe qeveria të sigurojnë dhe të marrin masat për punën e rekomandimeve nga institucionet e pavarura. Presim rezultate dhe të ruani këtë qasje, të siguroni monitorimin transparent dhe të jeni më ambicioz" deklaroi Soreca.

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766