INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e “një kuintal euro”, Berisha: Në bashkëpunim me policinë

Grabitja e “një kuintal euro”, Berisha: Në bashkëpunim me policinë

Publikuar më: 12:33 01-07-2016

Ish Kryeministri Sali Berisha sjell një tjetër denoncim për grabitjen spektakolare të mbi 10 milion Eurove një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Në një postim në rrjetin social facebook, Sali Berisha thotë se nga një denoncim i “oficerit dixhital”, thuhet se grabitja e miliona eurove është bërë në bashkëpunim me policinë, nga të afërt të Ministrit të Brendshëm.
Sali Berisha në facebook:
“Oficeri dixhital denoncon:
-Bashkëpunimin e policisë me masakat në vjedhjen e një kuintal euro tek dera e avionit të linjës në pistën e aeroportit të Rinasit.
- Komisariati i Rinasit plot e përplot me kushurinj dhe ilakara të Saje qorrit! Sb

Kryeministri publikon dhe mesazhin e plotë të sjellë nga “oficeri dixhital”
“Përshëndetje doktor, në fakt në statusin tuaj për bashkëpunimin e policisë me maskat në vjedhjen e parave në pistën e aeroportit jeni i saktë. Pretendimi i policisë se rrethimin e jashtëm të aeroportit e ka kompania private është thjeshtë përpjekje për të dizinformuar sepse porta nga e cila janë futur maskat e armatosur brenda në aeroport është pikë dislokimi për policinë por kësaj rradhe ua kanë besuar maskave. Po shtojë këtu se në komisariatin e aeroportit të rinasit të gjithë drejtuesit janë kushurinjë dhe të afërt të ministrit tonë, me respekt”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037150382995605