INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykatësi i X Factor e thotë troç! Pranoi të bëhej pjesë e kompeticionit vetëm për…

Gjykatësi i X Factor e thotë troç! Pranoi të bëhej pjesë e kompeticionit vetëm për…

Publikuar më: 18:55 08-08-2018

Ai është njëri prej katër gjyqtarëve të rinj në panelin e riorganizuar të X Factor këtë vit.

Dhe Robbie Williams, i cili do të jetë gjyqtar së bashku me Ayda Field, Louis Tomlinson dhe Simon Cowell, ka pranuar se ju bashkua jurisë së kompeticionit vetëm për para.

Por ylli veteran i popit, e ka shpjeguar këtë përgjigje.

"Nëse u thua njerëzve që jam këtu për konkurrencën të gjithë thonë “oh sigurisht, je aty vetëm për paratë.

Dhe nëse u thua se je aty për paratë, ata thonë "si guxon ta thuash këtë!" Por në të vërtetë ka shumë arsye të përziera së bashku.

Po kam ardhur për paratë, por jam duke qëndruar për shfaqjen,” ka thënë ai.

robbie_e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038309097290039