INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobitet nga AKU, restoranti me insekte dhe ushqime të skaduara

Gjobitet nga AKU, restoranti me insekte dhe ushqime të skaduara

Publikuar më: 13:00 29-06-2019

Tre subjekte tregtare janë gjobitur nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për mospërmbushje të kushteve higjieno-sanitare. Gjatë kontrollit të ushtruar në një restorant në Golem, u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Në kuzhinë kishte prezencë të sendeve të tepërta dhe pajisje të amortizuara me prani të ndryshkut, muret kishin prezencë lagështire dhe kishte prani të insekteve.
Në momentin e kontrollit në subjekt u konstatuan produkte me afat të kaluar përdorimi (niseshte, bukë e bluar për gatim). Gjithashtu, subjekti nuk implementonte sistemin e vetëkontrolli. Për të gjitha këto shkelje, restoranti u gjobit me 9 milionë Lekë të vjetra.

Kurse një restorant në Tiranë u gjobit me 1 milionë Lekë të vjetra pasi nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit.

Pjesë e subjekteve ka qenë edhe një market në Tiranë, i cili u gjobit me 20 milionë Lekë të vjetra gjobë për shitje e shumicë të produkteve me origjinë shtazore për njerëz.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602