INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka e kryer, Blerim KOTOBELLI “zbarkon” në Vlorë

Gjithçka e kryer, Blerim KOTOBELLI “zbarkon” në Vlorë

Publikuar më: 16:12 18-07-2018

Tashmë nuk ka më dyshime. Ish-mbrojtësi i Partizanit, Blerim Kotobelli do të luajë sezonin e ardhshëm me skuadrën e Flamurtarit. 25-vjeçari që pati një sezon me “ulje-ngritje” te 15-herë kampionët e Shqipërisë, do të jetë pjesë e kuqezinjve.

Newsport.al ka mësuar ekskluzivisht nga burime të besueshme pranë klubit të Flamurtarit, që sot ai do të mbërrijë në Vlorë ku do të hedhë edhe të “zezën mbi të bardhë”. Mëngjërashi është në planet e trajnerit Ilir Daja, i cili e ka kërkuar ta ketë në organikën e tij për sezonin e ri futbollistik. Bëhet me dije që palët kanë arritur parimisht akordin, për sa i përket edhe termave financiarë.

Për të parë lajmin e plotë klikoni në:

http://newsport.al/ekskluzive-gjithcka-e-kryer-blerim-kotobelli-zbarkon-ne-vlore/ 

Article Logic
Execution time: 0.0036609172821045