INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gigi Hadid u jep fund dyshimeve, konfirmon publikisht shtatzëninë! [FOTO]

Gigi Hadid u jep fund dyshimeve, konfirmon publikisht shtatzëninë! [FOTO]

Publikuar më: 13:37 01-05-2020

Gigi Hadid ka konfirmuar më në fund shtatzaninë e saj. Modelja ka zhvilluar një intervistë me “Tonight Show” me Jimmy Fallon, ku ka konfirmuar se është shtatzanë me fëmijën e saj të parë. “Faleminderit shumë”, ka thënë Gigi pas moderatori e uroi për shtatzaninë.  “Natyrisht ne dëshironim që ta jepnim lajmin sipas kushteve tona, por jemi shumë të ngazëllyer dhe të lumtur dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e të gjithëve”. Gigi ka zbuluar se ka një neps për bagels dhe ha çdo ditë një të tillë, madje edhe tortën e ditëlindjes e kishte në formë të tillë. Teksa ka folur për ditëlindjen e saj të 25-të, Gigi ka thënë se e kaloi me familjen dhe ka thënë se qau kur pa se torta e ditëlindjes ishte në formën e ushqimit të saj të preferuar. “Ne bëmë një festë në mëngjes me disa njerëz dhe më pas një në darkë me po të njëjtit njerëz, kështu që u përpoqëm të festonim gjithë ditën”, ka thënë Gigi.

geg.png

Article Logic
Execution time: 0.0040988922119141