INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flori Mumajesi na prezanton për herë të parë me motrën: Gëzuar shpirt…[FOTO]

Flori Mumajesi na prezanton për herë të parë me motrën: Gëzuar shpirt…[FOTO]

Publikuar më: 12:34 01-05-2020

Një ditë më parë, Flori Mumajesi, ka postuar në profilin e tij në “Instagram” disa foto të rralla. Kantautori i njohur shfaqet së bashku me të motrën dhe i bën një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Duke qenë se Mumajesi është mjaft i rezervuar për jetën e tij private, të gjithë janë habitur me këto foto. Por mesa duket me rastin e 21-vjetorit të motrës, ai nuk ka rezistuar dot pa i bërë një urim në mënyrë publike.

“21 vite që nuk janë pak..ke qenë aty për mua si motër me vëmendjen dhe kujdesin tënd. Lutem të kemi njërit-jetrin për të gjithë jetën siç kemi bërë këto 21 vite. Gëzuar ditëlindjen shpirt”, shkruan Flori në publikimin e tij ku shfaqen disa foto me motrën e vogël që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

Article Logic
Execution time: 0.003154993057251