INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gena tregon momentin e sikletshëm në dasmë dhe do qeshni me lot: Pasi këndova, më thanë se…[FOTO]

Gena tregon momentin e sikletshëm në dasmë dhe do qeshni me lot: Pasi këndova, më thanë se…[FOTO]

Publikuar më: 11:22 27-05-2019

Gena është një ndër këngëtarët më të dashur dhe të suksesshëm për publikun shqiptar.

Ai është jo vetëm nga këngëtarët më të pëlqyer të muzikës “live”, por edhe ndër më të kërkuarit nëpër dasma.

Këngëtarit i ka ndodhur një e papritur në një nga dasmat në Tetovë.

“Ishim me vonesë. Në dasmë këndonte një grup tjetër, ndërsa ne ishim të ftuar special. Në vrap e sipër me organistin, futemi në dasmë dhe bëmë gati veglat. Teksa përgatiteshim, merrnim dhe shumë duartoktritje nga salla, që njëkohësisht thërrisnin emrin tim. U gëzova sepse normalisht e ndieva veten të vlerësuar. Pasi mbarova këngën e parë dhe nis të dytën, i them grupit muzikor që këndoi para meje për emrin e të zotit të shtëpisë, nëse quhej Agron. Jo, më tha ai. Agroni e ka dasmën nga ana tjetër. Aty kuptova që kisha ngatërruar dasmën dhe ata më mirëkuptuan”- e ka përmbyllur me të qeshura këngëtari Gena.

genaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711