INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tirana mbushur me këngëtarë të Kosovës. Përsë nuk ndodh kështu në Kosovë? Ja ç’thotë Gena [VIDEO]

Tirana mbushur me këngëtarë të Kosovës. Përsë nuk ndodh kështu në Kosovë? Ja ç’thotë Gena [VIDEO]

Publikuar më: 20:07 30-06-2018

Në programin e fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi ishte i ftuar këngëtari Gena. Ai së fundmi publikoi projektin me reperin kosovar Skivi, teksa Ermali nuk ngurron ta pyes rreth dashamirësisë menaxheriale kosovare. Nëse Tirana është e mbushur çdo fundjavë më këngëtarët e Kosovës, përse nuk ndodh kështu edhe në Kosovë? Përse nuk ftohen shpesh atje, artistët e Tiranës?

‘Unë u bëra vite edhe në tregun e Kosovës. Ata kanë skuadrat e tyre, ruajnë më fanatizëm skuadrën e tyre dhe nuk duan të suportojnë të tjerë. Dhe ata që kanë marrë nga Tirana, ka ndodhur për shkak se i ka kërkuar publiku. Ne se kemi këtë, në kemi shumë këngëtërë të mirë, me vjen shumë keq që nuk promovohen’.

A ka një klimë jo të mirë edhe mes artistëve? Me cilin këngëtar/e Gena ka pasur momente jo të mira? Kanë dashur të përfitojnë nga Gena? Këto e të tjera zbulojini pas minutës së 8- të të ‘Një kat më lart’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034339427947998