INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gati për vitin e ri shkollor! Ja kur nis shpërndarja e librave

Gati për vitin e ri shkollor! Ja kur nis shpërndarja e librave

Publikuar më: 17:48 01-09-2019

Me fillimin e muajit shtator nis jo vetëm regjistrimi në shkolla por edhe shpërndarja e teksteve falas për nxënësit.

Këtë vit të ri akademik Ministria e Arsimit ka shtuar në listën e përfituesve edhe nxënësit e klasës së pestë.

Ky ndryshim bëhet pasi edhe klasa e pestë këtë vit fillon të punojë me kurrikulën e re mbi të cilën janë hartuar dhe tekstet mësimore. Në të gjithë vendin janë 155 mijë nxënës të fillores që do të marrin tekstet pa pagesë.

Përmes një fondi të veçantë, vetëm tekstet e klasës së parë do të jenë krejtësisht të rinj, ndërsa klasat e tjera do të marrin tekstet e përdorura një vit më parë.

Duke filluar nga e hëna shpërndarja e teksteve do të vijojë deri me datë 15 shtator, një ditë përpara nisjes së vitit të ri shkollor.

Article Logic
Execution time: 0.0043489933013916