INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama gjimnazistëve: “Forca, se s'ka më qofte te daja”, zgjohuni herët dhe lëreni facebook-un! [VIDEO]

Publikuar më: 12:36 13-09-2016

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të uruar të gjithë nxënësi nga shkolla e mesme “Sadi Nuri” në Ndroq. Kjo ditë përkoj dhe me ditëlindjen e njërit për gjimazistëve, e Kryeministri është kujdesur të mos shkojë duarbosh. Ka zgjedhur dy libra dhuratë për 16 vjeçarin Erdi Muça, e ata janë dy libra të dy autorëve të mirënjohur të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare e Dritëro Agolli. E sigurisht në libër ishte dhe një urim nga shefi i qeverisë shqiptare. Por Edi rama kishte dhe një këshillë për të gjithë gjimnazistët.
Edi Rama:
“Je në moshë që ta lexosh këtë libër që të kam sjellë, është një nga librat më të bukur në historinë e letërsisë shqipe, por dhe kryevepër e letërsisë botërore e Ismail Kadaresë, dhe kjo është “Zhurma e dikurshme”. Facebooku mirë por duhet me lexu libra. Ne ju urojmë shumë sukses. Keni patur pushime të gjata por tani skeni çfarë bëni duhet të zgjoheni herët e të vini në shkollë. Kjo shkollë që tani është përmirësuar ndjeshëm, besoj se dhe ju e vini re, ka shumë nxënës të mire dhe ka shumë mësues të mire. Ne kemi shumë respekt për punën e bërë nga mësuesit e shkollës dhe nxënësit janë të shkëlqyer. Besoj e keni parë debatin për maturën dhe për maturantët që do të hynë në universitet. Kështu që forca sepse “ska më qofte te daja”. FORCA”.

Ndiqni më poshtë videon:

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318